Booking Engine

Ne ju ofrojmë mundësinë e integrimit (lidhjen) të Booking Engine në faqen tuaj të internetit (websajtin tuaj). Kushdo që viziton faqen (websajtin tuaj) mund të rezervojë direkt në të.

REZERVIME TË SIGURTA

Ne përdorim teknologjinë e fundit te certifkatave SSL ku të gjitha informacionet personale të klientëve janë të sigurta

PAGESA ONLINE

Çdo klientë mund të paguaj direkt përmes kartës së kreditit. Nëse rezervon nëpermjet faqes së internetit (websajtit) 

SINKRONIZIM I SHPEJTË

Çdo rezervim sinkronizohet me të gjitha kanalet e shitjes së lidhura, dhe dhoma bllokohet.

Konverto vizitorët e faqes së internetit ( websajtit ) në klientë potencial!

Faqja juaj e internetit do të vizitohet nga një numër i madh vizitorësh që njihen me hotelin tuaj përmes kanaleve të ndryshme.
Përdorimi i kesaj platforme për t’u dhënë vizitorëve mundësinë për të bërë rezervime online do t’i kthejë ata nga vizitorë në klientë.

Avantazhet e Booking Engine

Pershtatshme per cdo Paisje

Plotesisht i Modifikueshem

Sistem i Shpejtë

Integrim i lehtë

Mundësi Promocioni

Oferta te vazhdueshme

Rezervime ne Grup

Automatizim te konfigurimeve

Lidhje e shpejtë me PMS

Çfarë është Internet Booking Engine?

Aftësia për të bërë rezervime të drejtpërdrejta nga faqja e internetit (webstajtit) të hotelit tuaj është diçka që nuk duhet ta lini pas dore. Duke integruar një Booking Engine (IBE) në faqen tuaj të internetit, ju mund të tërhiqni më shumë klientë të cilët mund të bëjnë rezervime direkt pa kaluar nëpër kanale të tjera shitjeje (OTA) kur vizitojnë faqen tuaj të internetit(duke shmangur komisjonet).

Përse duhet ta integroni në faqen tuaj?

Përgjigja është e thjeshtë: do të merrni më shumë rezervime. Të gjitha rezervimet e reja të bëra përmes platformes sonë do të shfaqen në kalendarin PMS dhe kanalet e tjera të shitjeve sepse është plotësisht i integruar me sistemin. Një dhomë do të mbyllet automatikisht në Booking Engine nëse është e rezervuar përmes kanaleve të shitjes.