Channel Manager

Të gjitha kanalet e lidhura të shitjeve, duke përfshirë faqen tuaj të internetit, përditësohen gjithmonë me të njëjtat disponueshmëri dhe çmime falë Channel Manager. Ai gjithashtu trajton anulimet, ndryshimet dhe rezervimet e reja.

Kurseni Kohën

Nuk do të ju nevojiten më extranete për tu përditësuar.

Jo Overbooking

Nuk do të keni më rezervime të dyfishta pasi çdo gjë është e sinkronizuar.

Të ardhura

Më shumë kanale më shumë shitje. Përmes këtij sistemi do të keni mundësi të shisni më shumë.

I integruar me FastPMS Channel Manager ju ofron më shumë se mund të mendoni

Rezervimet nga të gjitha kanalet e shitjeve vijnë direkt në pms, me të gjitha detajet. Modifikimet dhe anullimet e rezervimeve gjithashtu menaxhohen në mënyrë automatike nga vetë sistemi.Keni mundësinë të sinkronizoni çmimet, kushtet, ditët e mbyllura apo paketa të ndryshme direkt nga FastPMS. Çdo ndryshim do të shfaqet automatikisht.

Çfarë është Channel Manager?

Channel Manager është një shërbim që mundëson shfaqjen e dhomave të hoteleve, apartamenteve për pushime në faqet më të rëndësishme të rezervimeve online. Channel Manager ruan çmimet dhe disponueshmërinë konstante në të gjithë faqen e internetit dhe të gjitha kanalet e lidhura të shitjeve. Ai gjithashtu trajton anulimet, ndryshimet dhe rezervimet e reja. Një dhomë shfaqet e disponueshme drejtpërdrejt në të gjitha faqet e tjera të rezervimit në internet sapo të bëhet e disponueshme në sistemin tuaj. Gjithçka menaxhohet lehtësisht dhe gjendet në një panel të vetëm.

Përse duhet ta integroni dhe perdorni?

Jeni të vetëdijshëm se sa kohë shpenzoni duke sinkronizuar të gjitha kanalet tuaja të shitjeve gjatë drejtimit të hotelit tuaj. Duhet më shumë se një orë punë për të përditësuar thjesht kalendarin nëpër kanale të shumta. Këto detyra mund të kryhen nga Menaxheri i Kanalit brenda pak sekondash. Ju lutemi, provoni të gjitha avantazhet e kësaj teknologjie.