Cfarë është dhe cfar përfshin Channel Manager?

Channel Manager është një shërbim që bën të mundur që dhomat e hoteleve dhe apartamentet, objektet e pushimeve me qira të shfaqen në platformat më të rëndësishme të rezervimeve në internet. Dhe kjo siguron një rritje të pashmangsshme të rezervimeve në objekin tuaj.

Për faqen e internetit dhe të gjitha kanalet e lidhura të shitjeve. Channel Manager siguron çmime dhe disponueshmëri të qëndrueshme në të gjitha platformat e lidhura.

Ndryshimet, anulimet dhe rezervimet e reja trajtohen gjithashtu nga ai. Menaxhohen në mënyrë automatike nga vetë sistemi. Sapo një dhomë të jetë e disponueshme në sistemin tuaj, ajo shfaqet drejtpërdrejt në të gjitha faqet e tjera të rezervimit online. Pra, Jo Overbooking (prenotime nga dy persona në të njëjtat data). Overbooking nuk ndhodh sepse Channel Manager është i lidhur me të gjitha platformat ku objekti juaj është hedhur. Prandaj siguron marrjen e cdo prenotimi dhe moslejimin e pronotimit të dyfishtë. Nuk do të keni më rezervime të dyfishta pasi çdo gjë është e menaxhuar. Dhe kështu ju keni thënë lamtumirë disa prej problemeve që mund të hasnit duke patur objektin tuaj në platforma të ndryshme.

Mund të përdorni FastPMS për të sinkronizuar termat, kushtet, ditët e mbyllura ose paketat e ndryshme. Çdo rregullim do të hyjë në fuqi menjëherë.

Një e mirë tjetër është edhe rritja e të ardhurave.

Objekti juaj do të jetë i disponueshëm në shumë kanale, kështu që edhe numri i shitjeve do të jetë më i lartë. Sa më shumë shitje aq më shum fitim. Përmes këtij sistemi do të keni mundësi të keni një numër më të lartë prenotimesh prandaj themi se është një zgjidhje e vlefshme për biznesin tuaj.

Të gjitha kontrollet janë të vendosura në mënyrë të përshtatshme në një panel.

Fast PMS është zgjidhja ideale për cdo hotel. Me një larmi avantazhesh të cilat e kthejnë menaxhimin e biznesit tuaj në gjënë më të thjeshtë. Mjafton vetëm të kontaktoni dhe mund ti thoni mirupafshim stresit të shkaktuar nga ngatrresat e prenotimeve.

 

 

Contact info :

Email : [email protected]
Tel :  +355 69 60 222 00
+355 69 79 311 47

https://maps/place/Fast+PMS-+Sistem+menaxhimi+per+Hotel/

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *